Haradinaj ironizon me rrahjen e Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Aktuale

Haradinaj ironizon me rrahjen e Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 22:36
Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur me rrahjen ndërmjet kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj e Haki Abazi.

Media dje ka publikuar pamje ekskluzive nga rrahja në mes të Molliqajt e Abazit.

Haradinaj i ka ftuar Molliqajn e Abazin për Hiking në mënyrë që të shpenzojnë energjinë e tepërt.

“Për këta që kanë energji tepër i kisha lutë me dalë me ecë nëpër bjeshkët e Kosovës, i kemi shumë të bukura, me shpenzu energjinë. I ftoj për Hiking si Dardanin si Abazin”, ka deklaruar Haradinaj në Rubikon.

Tutje ai tha se deri më tani fushta zgjedhore ka shkuar shumë mirë, pa incidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat