Osmani e quan gënjeshtare Vetëvendosjen: Nuk u distancuan nga shpifjet ndaj neve

Aktuale

Osmani e quan gënjeshtare Vetëvendosjen: Nuk u distancuan nga shpifjet ndaj neve

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 00:17
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani e ka quajtur gënjeshtare Vetëvendosjen, pasi njerëz të kësaj partie thanë se LDK po transporton qytetarë për tubimet e tyre.

Osmani sonte në Interaktiv tha se këta njerëz që sipas saj po shpifin e po montojnë, do të paraqiten para drejtësisë.

‘’Kam marrë masa që të mlidhen fakte të aktivistëve të VV’së dhe nëpër  faqe të Facebook’ut, që nuk e di nëse janë të tyre. VV nuk është distancuar nga një gënjeshtër e tillë dhe akuzë si vepër penale që po e bëjnë ndaj meje. Ne nuk bëjmë kurrë pagesa për të ardhë njerëzit nëpër tubime tona’’, tha Osmani.

‘’Për këtë ne presim që policia ta bëjë hetimin dhe persona që bëjnë akuza të tilla të turpshme të cilës do parti të përgjigjne  dhe të tregojnë pse po bëjnë montazha dhe manipulime të tilla, sepse janë montazha. Oponentët tanë politikë tërë ditën merren me gënjeshtra, shpifje e montime’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat