Hoxhaj në Istog: Istogasit e dinë numrin 112

Aktuale

Hoxhaj në Istog: Istogasit e dinë numrin 112

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 00:41
Enver Hoxhaj

Kandidati për deputet, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë tubimit të djeshëm në qytetin e Istogut ka thënë se qytetarët janë duke e çuar PDK-në drejt fitores.

“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të fushatës dhe qytetarët anë e mbanë Kosovës po tregojnë çdo ditë e më shumë entuziazëm dhe mobilizim për ta çuar PDK-në drejt fitores së madhe. Sot po qëndrojmë në Istog, bashkë me qindra përkrahës të PDK-së”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje Hoxhaj ka shtuar se “Istogasit e dinë se numri 112 është numri që ndërton mirëqenie për qytetarët, zhvillim ekonomik të shtetit dhe perspektivë të sigurt për ta dhe të gjithë Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat