Fisnik Ismaili kritikon kandidatët që kanë futur shuma të mëdha për të promovuar vetën

Aktuale

Fisnik Ismaili kritikon kandidatët që kanë futur shuma të mëdha për të promovuar vetën

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 00:51
Fisnik Ismaili

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fisnik Ismajli, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ismaili ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për kandidatët tjerë për deputet në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në nivel vendi. Ai ka kritikuar disa kandidatë që po fusin shuma të mëdha për të promovuar vetën në këtë garë.

“Po i shoh disa kandidatë që po shpenzojnë shuma të mëdha për kauza personale që të përfitojnë personalisht në garën për deputet”, ka thënë ai.

“Po shoh që disa po fusin shuma të mëdha, 10 mijë apo 20 mijë euro me këtë qëllim. Kjo nuk është diçka e mirë. E dimë se përfitimet kur arrijë pozitën e deputetit nuk janë ato që këta kandidat po i fusin. Ai person që ka fut këso shuma të mëdha nuk e di si ia ka shti lapsin, përveq nëse ka qëllime tjera kur të marrë pozitën”

Tutje Ismaili ka thënë se është ndoshta shqiptari i parë të cilit i është verifikuar profili në Facebook. Ai ka thënë se rrjeti social ka qenë një ndër arsyet kryesore që ai është zgjedhur deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat