Diplomoi para 6 vitesh, shpresoi të bëhet mësues, por… - Bota Sot
Diplomoi para 6 vitesh, shpresoi të bëhet mësues, por…

Aktuale

Diplomoi para 6 vitesh, shpresoi të bëhet mësues, por…

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 08:15
Agim E. Gashi

Realiteti i hidhur kosovar përkundër premtimeve elektorale për vende të reja të punës.

Agim E. Gashi është një prej të diplomuarve në Kosovë që nuk po arrin të gjej punë prej vitesh përkundër premtimeve elektorale të politikanëve për punësim.

Ai po përballet me një absurditet pasi shteti i tij nuk po i ofron mundësi mbijetese nga profesioni të cilin e kishte zgjedhur dhe që e do me pasion.

Mësuesi i cili kishte kryer studimet 6 vite më parë nuk po arrin ta praktikoj profesionin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi thekson se përkundër kualifikimit, dëshirës dhe vullnetit për të dalë para nxënësve, nuk po i jepet mundësia qoftë për të dhënë mësim edhe në zonat më të thella të Kosovës.

“Dua edhe të jem një mësues i fshatrave të thella e të largëta, ku ndoshta dikush mund të shkoj me përtesë, unë nuk përtoj madje do shkoja me dëshirën më të madhe vetëm e vetëm të përmbush dëshirën e prindërve, ah sa shumë duan të më shohin mësues”, ka shkruar mësuesi i papunë Agim Gashi në profilin e tij në facebook.

I zhgënjyer me situatën që e ka përballur jeta, Gashi thotë se profesionin e tij prej mësueseu më  shumë e quan fatkeqësi sesa fat.

“Unë vetëm në diplomë kam emrin mësues, tash e gjashtë vite, duke punuar të tjera pune, e profesionin për të cilin sakrifikova shumë, ka mbetur nën mëshirën e fatit. Më besoni tani mund të kam harruar se kur ka lindur Naim Frashëri, Gjergj Fishta, mund t’ kem harruar veprat e Konicës e të Çajupit, mund edhe mos ta di se si mund të lakohet një emër apo se si zgjedhohet një folje”, shkruan Gashi.

Ai ironizon me fjalën koeficient të cilin e dëgjon kur dikush prej atyre me të cilët ndan profesionin kërkon rritje page, duke theksuar se koeficienti i tij e ka emrin papunësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...