Ish-komandanti i Koshares: 1 tetori ishte dallëndyshja e Pranverës së lirisë, që UÇK-ja e bëri realitet me luftë!

Aktuale

Ish-komandanti i Koshares: 1 tetori ishte dallëndyshja e Pranverës së lirisë, që UÇK-ja e bëri realitet me luftë!

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2019 Në ora: 09:19
Hisen Berisha

Ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha i cili së fundmi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës ku është edhe kandidat për deputetë thotë se 1 tetori i vitit 1997 ishte dallëndyshja që parapriu Pranverën e lirisë për Kosovën.

Sipas tij, këtë Pranverë e bëri realitet Ushtria Çlirimtare e Kosovës me luftë.

“Përvjetor lavdie!

01 Tetori, nuk përkon me stinën e Pranverës! Por, 01 tetori i vitit 1997, ishte dallëndyshja që parapriu Pranverën e lirisë për Kosovën.

Këtë Pranverë e bëri realitet Ushtria Çlirimtare e Kosovës me luftë.

Nderim dhe respekt të gjithë atyre sakrifikuan për këto ditë!”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat