LDK sot mban tubim në Istog, Pejë dhe Prishtinë

Aktuale

LDK sot mban tubim në Istog, Pejë dhe Prishtinë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 09:59
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë sot me tubimet në komunat e Kosovës.

Kandidatja e këtij subjekti për kryeministre, Vjosa Osmani do të jetë pjesë e tubimeve që do të mbahen në Istog, Pejë dhe Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Sot (e martë), më datë 1 tetor 2019, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, merr pjesë në këto tubime:

Në orën: 15:30, në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari”, në Istog.

Në orën 17:00, në Sallën e sporteve “Karagaq”, në Pejë.

Në orën 19:00, në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat