Haradinaj: Vizioni i Jusuf Gërvallës për Kosovën është realizuar

Aktuale

Haradinaj: Vizioni i Jusuf Gërvallës për Kosovën është realizuar

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 10:04
Jusuf Gërvalla

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AA-PSD, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Jusuf Gërvallën në ditën e lindjes së ideatorit të lëvizjes për liri e pavarësi.

Haradinaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e gdhendi në emblemën e saj emrin e Jusuf Gërvallës, ndërsa vizioni i tij për Kosovën është realizuar.

“Në 76-vjetorin e lindjes, kujtojmë ideatorin e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, Jusuf Gërvalla, idetë e të cilit u jetësuan nga populli shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e gdhendi në emblemën e saj emrin e tij, si një liridashës të paepur të kauzës sonë. Vizioni i tij për Kosovën, u realizua. Urime ditëlindja Jusuf!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat