Milaim Zeka: Nuk është asnjë problem që Kadri Veseli me ja dhanë 1 milion euro pronarit të...

Aktuale

Milaim Zeka: Nuk është asnjë problem që Kadri Veseli me ja dhanë 1 milion euro pronarit të...

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2019 Në ora: 10:11
Milaim Zeka dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka thotë se po bëhet mashtrimi i dekadës së re në emrin e Trampit dhe Amerikës.

Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se nuk është problem me sjellë njeriun e Trampit në Kosovës, ashtu siç nuk e sheh problem blerjen e hapësirës televizive që me mujt me mashtru në emrin e Amerikës dhe Trampit.

Ai thotë se nuk është problem që as Kadri Veseli me ia dhënë 1 milion euro një pronari të një restoranti në NeëYor, gjoja për liberalizim të vizave.

Tutje, Zeka shprehet se, këto punë të zeza po bëhen në një shtet pa kryeprokuror dhe që është neveritës për çdo perëndimor.

“Në rrugën truajë politike, që në fillim ju ka plasur perdja e turpit. Karrierën politike e keni ndërtuar mbi bazën e krimit dhe hajnisë. Besoni që as Trampi, e as Merkeli nuk kanë me mujtë me ju shpëtua”, shkruan Zeka.

Ja postimi i plotë:

Mashtrimi i dekades se re ne emrin e Trampit dhe Amerikes

Nuk ashte asnje problem me sjelle njeriun e Trampit ne Kosove. Nuk ashte asnje problem me i ble te gjitha hapesirat televizive qe me mujte me mashtru ne emrin e Amerikes dhe Trampit. Nuk ashte asnje problem qe Kadri Veseli me ja dhane 1 milion euro pronarit te nje restoranti ne Neë York, gjoja per liberalizimin e vizave. Nuk eshte asnje problem me garu se kush po rren ma shume e kush po vjedhe ma shume!

Problem ashte me mendu qe krejte keto pune te zeza po behen ne nje shtet pa kryeprokuror, ne nje shtete qe eshte neverites per cdo shtet perendimor.

Une ju kuptoje. Po te kisha rrugetimin e ju politikaneve te ketije vendi, sigurisht qe do perdoreja metoda akoma me te zeza. Ne rrugen tuaje politike, qe ne fillim ju ka plasur perdeja e turpit. Karrieren politike e kendi ndertuar mbi bazen e krimit dhe hajnise. Besoni qe as Trampi, e as Merkeli nuk kane me mujte me ju shpetu. Besoni qe ne ate rrjetin e marimanges te krimit qe e keni ndertu, te gjithe ne te keni me ra...!!!

Veq perpara drejte fundosjes. Hore jeni ba me koalicione, hore keni mu ba çdo dite e me shume...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat