Haradinaj drekon bashkë me studentët në mensë

Aktuale

Haradinaj drekon bashkë me studentët në mensë

Nga: A.SH Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:31
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vizitova Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit.

Drekova bashkë me studentë dhe pashë nga afër kushtet dhe ambientet e tyre, ka shkruar karadinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Breza e breza studentësh kanë sakrifikuar për lirinë, duke rënë edhe në fronte të luftës, që gjeneratat e reja t’i përkushtohen dijes dhe vlerave tona si vend.

Sot, në ditën e parë të vitit të ri Akademik, vizitova Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit. Drekova bashkë me studentë dhe pashë nga afër kushtet dhe ambientet e tyre. Si Qeveri kemi treguar kujdes të veçantë për këtë qendër, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe inventarit, për t’u dalë zot 4 mijë studentëve që qëndrojnë në konvikte dhe 6500 studentëve që ushqehen në mensë dhe ky kujdes do të vazhdojë!

Urime ky vit i ri Akademik!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat