SHBA përgënjeshtron lajmet se njeriu i Trumpit përkrah Kadri Veselin

Aktuale

SHBA përgënjeshtron lajmet se njeriu i Trumpit përkrah Kadri Veselin

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 14:21
SHBA përgënjeshtron lajmet se njeriu i Trumpit përkrah Kadri Veselin

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka përgënjeshtruar lajmet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahin fushatën e Kadri Veselit dhe kandidaturën e kryetarit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Në një përgjigje ekskluzive, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se Qeveria e SHBA-ve nuk ka asnjë preferencë dhe se nuk mbështetë asnjë parti politike për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Arzen Randobrava për Sinjalin.

Në mediat kosovare është publikuar se Mathew Whitaker, si njeri i afërt me presidentin amerikan Donald Trump ka arritur gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe se ai pritet ta përkrahë fushatën e Kadri Veselit kundër korrupsionit.

Madje thuhej se Whitaker do ta përkrahë Kadri Veselin për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Por, në fakt Whitaker aktualisht nuk përfaqëson Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai kishte shërbyer për vetëm katër muaj në Administratën e Trump-it si ushtrues detyre.

Ai kishte qenë ministër i Drejtësisë që nga 7 nëntori i vitit 2018 deri më 14 shkurt të vitit 2019. Që nga atëherë ai nuk ka pasur ndonjë ndikim në Administratën e Trump.

Kush është Matthew Whitaker

Whittaker që kishte studiuar në Universitetin e Iowa-s, ishte marrë fillimisht me futboll, ku kishte qenë pjesë e këtij universiteti. Ai kishte qenë kandidat për “Thesarin e Iowa-s” në vitin 2002, por që kishte dështuar të zgjidhej në atë pozitë

Nga viti 2004 deri më 2009, ai kishte shërbyer si avokat në atë pjesë, ku kryesisht kishte ‘luftuar’ trafikantët e drogës.

Megjithatë historia e tij vazhdon pasi ishte emëruar ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve. Për emërimin e tij kishte pasur padi të shumta, madje me këtë çështje u angazhuar edhe studiues juridik dhe politik.

Pasi që William Barr, u kthye në detyrën e tij të Prokurorit të Përgjithshëm, Whitaker është i angazhuar si mysafir në emisionet e lajmeve dhe analizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat