Nismas i ndodhë “tërmet” 5 ditë para zgjedhjeve: Dorëhiqet kandidatja për deputete

Aktuale

Nismas i ndodhë “tërmet” 5 ditë para zgjedhjeve: Dorëhiqet kandidatja për deputete

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:44
Fatmir Limaj dhe Qendrese Xhemaj

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit, për Nismën Socialdemokrate lajmet e këqija nuk kanë të ndalur. Pas raportimeve se kjo parti mund të mos e kalojë as pragun, kanë nisur pakënaqësitë edhe brenda vetë anëtarëve të Nismës.

Kandidatja për deputete nga koalicioni NISMA-AKR-PD gjatë ditës së sotme e ka braktisur partinë NISMA Socialdemokrate.

Qendresë Xhema ka thënë se e ka marrë një vendim të tillë pasi është anashkaluar nga partia.

“Arsyet e dorëheqjes time janë të shumta, mirëpo kryesisht janë të natyrës së pakënaqësisë së rrjedhës së fushatës dhe zhvillimeve brenda partiake. Numri i madh i kandidatëve për deputetë nga Komuna e Drenasit, ka bërë që disa nga kandidatët për deputetë, duke më përfshirë edhe mua, janë anashkaluar në fushatën zgjedhore. Dorëheqja ime është e parevokueshme dhe si e tillë konsideroj që duhet të pranohet lehtësisht nga organet e partisë”, ka shkruar ndër të tjera Xhema.

Postimi i saj në rrjetin social Facebook:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, më lejoni që fillimisht nëpërmjet kësaj letre të ju falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm në fushatën zgjdhore për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019.
Të gjithë së bashku jemi munduar që ta shpalosim sa më mirë programin elektoral të partisë sonë në të gjithë vendet ku kemi shkuar.

Mirëpo, përmes kësaj letre më duhet që t’u njoftoj për vendimin tim të fundit.

Unë Qëndresa Xhema kam vendosur që të tërhiqem nga të gjitha detyrat dhe funksionet e mia në Nismën Socialdemokrate.

Arsyet e dorëheqjes time janë të shumta, mirëpo kryesisht janë të natyrës së pakënaqësisë së rrjedhës së fushatës dhe zhvillimeve brenda partiake.

Numri i madh i kandidatëve për deputetë nga Komuna e Drenasit, ka bërë që disa nga kandidatët për deputetë, duke më përfshirë edhe mua, janë anashkaluar në fushatën zgjedhore.

Dorëheqja ime është e parevokueshme dhe si e tillë konsideroj që duhet të pranohet lehtësisht nga organet e partisë.

Me respekt,
Qendresë Xhema

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat