Fadil Kajtazi i reagon ashpër Ramiz Kelmendit, ka një kërkesë për organet e drejtësisë

Aktuale

Fadil Kajtazi i reagon ashpër Ramiz Kelmendit, ka një kërkesë për organet e drejtësisë

Nga: N.H Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:38
Ramiz Kelmendi

Njohësi dhe eksperti i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një shkrimi të tijin në Facebook, ka reaguar ndaj një deklarate t ëish-deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, që së fundit, ka aderuar në PDK-në e Kadri Veselit.

Kelmendi ditë më parë kishte deklaruar se “të gjitha votat e punëtorëve të mi shkojnë për PDK-në”.

E këtë deklarim e quan fyerje e dinjitetit, sjellje arkaike e skllavo pronare.

Sipas Kajtazit, ky është një element i mjaftueshëm për të filluar procedurat penale për shkelje të drejtave të njeriut.

“Fyerje e dinjitetit, sjellje arkaike; skllavo pronare. Element i mjaftueshëm për të filluar procedurat penale për shkelje të drejtave të njeriut, shkelje të vullnetit qytetarë për votim të lirë dhe të pa ndikuar”, ka shkruar Kajtazi në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat