Haziri shokon me deklaratën: Ja dy “emisarët” e SHIK-ut që u larguan nga LDK dhe VV

Aktuale

Haziri shokon me deklaratën: Ja dy “emisarët” e SHIK-ut që u larguan nga LDK dhe VV

Nga: N.H Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:26
Kadri Veseli

Komandanti i Koshares, Hisen Berisha, dhe Ajvaz Berisha, kanë bërë bujë në media me vendimet e tyre të fundit.

I pari aderoi në PDK-në e Kadri Veselit, ndërsa i fundit u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, ka befasuar me deklaratë analisti politik Nexhat Haziri. Ai të aderuarin në PDK dhe të larguarin nga VV i ka quajtur si emisarë të SHIK-ut.

“SHIK-u kthen në bazë “emisarët” e dërguar në partitë politike, oponentë të PDK-së. Pas “largimit” të Hisen Berishës nga LDK-ja, vije “largimi” i radhës i “emisarit” tjetër, Ajvaz Berishës nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat