Mustafa porosi AAK-së: Nuk është 100% Kosovë, nëse nuk e kemi 100% përkrahjen e SHBA-së

Aktuale

Mustafa porosi AAK-së: Nuk është 100% Kosovë, nëse nuk e kemi 100% përkrahjen e SHBA-së

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:44
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka theksuar sot në Pejë se me ardhjen e LDK-së në qeveri do ta ç’kapin krimin dhe korrupsionin nga institucionet e shtetit.

LDK sot ka mbajtur tubim me simpatizantët e saj në Pejë, kur në përkrahje të Vjosa Osmanit ishte edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se nuk ka shpëtim për Kosovën, në qoftë se nuk bëhen ndryshime në Kosovë dhe në qoftë se nuk i jepet besimi LDK-së.

Ai ka thënë se votat që eventualisht do t’iu shkojnë subjekteve tjera, do të jetë vullnet i humbur, do të jetë votë e humbur, sepse nuk do t’i bëjë mirë Kosovës. Sipas tij, Kosovës do t’i bëjë mirë një votë për një parti, e cila e shpëton Kosovën, dhe kjo parti është LDK.

Mustafa: Ne nuk jemi në armiqësi me subjektet tjera politike

“Ne nuk jemi në armiqësi me subjektet tjera politike, por ne jemi në miqësi me Republikën e Kosovës, dhe ne ia dojmë të mirën Kosovës dhe e mira e Kosovës është që PDK të shkojë në opozitë, sepse kjo i bënë mirë edhe Kosovës edhe PDK-së, sepse ata kanë nevojë me ardhur në opozitë, me reflektuar dhe me pa se ku kanë gabuar gjatë këtyre viteve. Kosovës i bënë mirë edhe AAK me marrë vesh, se nuk është qind për qind Kosovë, nëse nuk e kemi qind për qind përkrahjen e SHBA-së dhe përkrahjen e BE-së. Se nuk është 100% Kosovë në qoftë se kuletën e shtetit e përdorim si private”, tha Mustafa.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të Pejës që më 6 tetor asnjë qytetarë të mos rrijë në shtëpi, por të dalin e të votojnë për DLK. Ajo ka thënë se me fitoren e LDK-së qeverisja e saj do t’i çkap të gjitha institucionet e kapura nga qeveritarët e tanishëm.

Osmani: Nuk mund ti lejojmë qeveritarët e pandërgjegjshëm

“Të dashur qytetarë të Pejës, ne nuk mund të lejojmë më që krimi e korrupsioni, që përbuzja e miqve dhe ngulja e thikës pas shpine, të atyre që vazhdojnë të jenë pamja e qeverisë së vendit. Nuk mund të lejojmë që qeveritarët e pandërgjegjshëm të zbresin në Pejë dhe t’i ngufasin institucionet, siç e kanë bërë dhe po bëjnë me universitetin tuaj, siç e kanë bërë dhe po e bëjnë me çdo institucion që e kapen, duke i sjell buzë greminës dhe duke i lënë fëmijët tuaj pamundësi shkollimi dhe duke i stërmbushur me militant partiak, të cilët po nguten që t’i punësojnë edhe gjatë këtyre ditëve, duke rrezikuar që t’ia vënë edhe drynin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat