Shala: Sa më shumë që po ofrohet fundi i fushatës, aq më shumë po ofrohet dita e fitores

Aktuale

Shala: Sa më shumë që po ofrohet fundi i fushatës, aq më shumë po ofrohet dita e fitores

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 00:03
Endrit Shala

Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Endrit Shala, ka thënë sesa më shumë po i ofrohet fundi i fushatës, aq më shumë po ofrohet dita e fitores.

Shala theksoi se Lipjani hapi dyert e fitorës për Qeverinë Limaj.

“Sonte edhe Lipjani u dëshmua se është një shtëpi të NISMA-s Socialdemokrate. Lipjani hapi dyert e fitores për Qeverinë Limaj, për programin socialdemokrat, për diasporën, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale.”

Postimi i plotë:

Sa më shumë që po ofrohet fundi i fushatës, aq më shumë po ofrohet dita e fitores.

Sonte edhe Lipjani u dëshmua se është një shtëpi të NISMA-s Socialdemokrate. Lipjani hapi dyert e fitores për Qeverinë Limaj, për programin socialdemokrat, për diasporën, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale.

Është pak, sado që u falënderohem gjithë këtyre qytetarëve që na mirëpritën, e na duartrokitën sonte.

Por një gjë e them me siguri, 6 tetori do të jetë ditë feste për Lipjanin, NISMA-në, e krejt Kosovën.

Prandaj, sonte u them vetëm faleminderit për besimin, e me 6 tetor do ju falënderoj për festën e për fitoren madhështore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat