Selmanaj: LDK-ja preferon koalicion me VV-në – ose me AAK-në dhe me Nismën

Aktuale

Selmanaj: LDK-ja preferon koalicion me VV-në – ose me AAK-në dhe me Nismën

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 00:12
Driton Selmanaj

andidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për preferencat e partisë së tij për koalicion pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “një shumicë e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm kanë preferencë Lëvizjen Vetëvendosje, dhe PAN’in duan ta shohin në opozitë për të këqijat që ia kanë bërë Kosovës”

“Ka edhe mendime që nëse nuk arrijmë marrëveshje me VV’në, duhet të shikojmë mundësitë me partitë e tjera, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, duke përjashtuar Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që LDK’ja të bashkëpunojë me PDK’në pas zgjedhjeve të së dielës.

“Nuk ka koalicion me PDK’në, sepse vihet në pikëpyetje ekzistenca e LDK’së më tutje”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat