PDK me këmbëngulje mbron figurën e amerikanit Whitaker

Aktuale

PDK me këmbëngulje mbron figurën e amerikanit Whitaker

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 00:28
Mathew Whitaker

Kandidati i PDK-së për deputet Memli Krasniqi, ka folur në lidhje me ish zyrtarin amerikan Mathew Whitaker,  i cili sot mori pjesë në fushatën e PDK-së.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, Krasniqi pretendoi se PDK nuk po e prezanton atë artificialisht si njeri të Trumpit. 

“Jo, nuk është njeriu i Trampit në thonjëza, sepse deri para pak muajsh ai ka shërbyer në departamentin e drejtësisë amerikane… Kurrë asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka qenë në ndonjë fushatë të ndonjë partie politike një njeri i këtij niveli. Ai është një njeri i respektuar në të gjitha çarqet e SHBA-ve.  Është një njeri që sot e kësaj mbetet një nga  fytyrat më të famshme për luftimin e korrupsionit”,  ka thënë Krasniqi

Ai ka komentuar edhe demantin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për mbështetje të subjekteve politike të caktuara.

“Është e drejt e ambasadës me thanë një gjë të tillë, ne nuk themi që Amerika na përkrahë neve, absolutisht jo, ne mund të themi që jemi ne ata që e duam Amerikën më shumë në këtë garë, ka thënë Krasniqi

Kur është pyetur për hetimet e FBI-së ndaj Whitaker, në lidhje me një skemë  mashtruese në Florida,  Krasniqi  ka dhënë këtë përgjigje:

“Ju çfarë doni mund të flisni, unë po flas për një njeri që Donald Trump e ka emëruar në krye të departamentit të drejtësisë”, ka thënë Krasniqi për njeriun që Veseli ka angazhuar  për ta përkrahur atë në luftën kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat