Velija: Ardhja e Whitaker në fushatën e Veselit, u kthye në autogol

Aktuale

Velija: Ardhja e Whitaker në fushatën e Veselit, u kthye në autogol

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 07:12
Dardan Velija

Analisti politik, Dardan Velija, ka thënë se ardhja e e ish-prokurorit të Përgjithshëm në Administratën e presidentit amerikan Donald Trump, Matthew Whitaker, për të mbështetur Kadri Veselin në fushatë u kthye në një antifushatë.

“Kishte një ngritje të pritjes për Mattheë Whitaker, që do të vinte një njeri i Trump. Kjo gjë shkonte në linjë me fushatën në një prej mesazheve kryesore të PDK-së në këto zgjedhje që PDK si parti është më e afërta me Amerikën”.

“Po ashtu mediat e krijuan një kuriozitet tek publiku se kush do të vije, pra u krijua një enigmë që ishte një lojë e mirë e PR, një lojë me risk që e luajtën sepse ka disa aspekte shqetësuese”

“Whitaker doli nga raportet mediatike me një të kaluar me shumë pikëpyetje. Kishte qenë shumë shkurt në Administratë dhe kishte dalë si lobist që do të thotë se ai merr shumë para nga këto. Sigurisht mediat do t’ia bëjnë këtë pyetje PDK-së për shkak të kodit zgjedhor se sa pagoi për atë”.

“Aspekti tjetër shqetësues që ka të bëjë me një numër zgjedhjesh është përdorimi i Amerikës për zgjedhjet tona pa miratimin e Amerikës. Ne jemi shtet pro amerikan dhe është një segment elektoral që ndikonte prej asaj që Amerika thotë”.

Velija në Analiza Zgjedhore tha se reagimi i Ambasadës Amerikane dhe pesë ambasadave të tjera u bënë shkase që u përdorën nga partitë e tjera për të hequr kredibilitetin e PDK-së.

“Më duket që ajo pastaj çfarë ndodhi që doli deklarata e parë nga Ambasada Amerikane që thanë se nuk e mbështesin asnjë forcë politike por respektojnë, ishte pak tronditëse që e dëmtojnë këtë lëvizje të PDK-së”.

“Aq më e fortë ishte goditja që i erdhi më vonë nga pesë ambasada në një deklaratë të gjatë kur u ngriten çështjet se çka votuesit duhet të votojnë dhe të mos ndikohen nga jashtë”.

“Ajo e ktheu krejt fushatën në antifushatë. Partitë e përdoren por u treguan të buta sepse do të mund ta përdornin shumë më shumë për t’ia hequr kredibilitetin PDK-së”.

“Ky ishte një autogol i fortë për PDK-në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat