Gani Geci i ashpër reagon nga Podujeva: Boll ma!

Aktuale

Gani Geci i ashpër reagon nga Podujeva: Boll ma!

Nga: N.Sh Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:47
Rrezarta Krasniqi, Marigona dhe Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, paska i tensionuar ka reaguar nga Podujeva, ku sot Vjosa Osmani kandidate për kryeministre e Kosovës ka mbajtë tubimin e radhës.

Geci, përmes një postimi në Facebook, shihet me Vjosën dhe vajzën e tij Marigonën e cila është kandidate për deputete.

Ai thotë se me rrena, shpifje u munduan të dështuarit në luftë që të mbijetojnë që 21 vjet.

Por, kjo sipas tij, nuk do të funksionoj më, pasi nuk kanë as shumë pare këta matrapazë që të blejnë vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

LDK E PARA 134.

Vjosa Osmani nr.1.

Marigona Geci nr.78.

Të dështuarit në luftë me rrena e shpifje u munduan të mbijetojnë që 21 vjet.

Boll ma, nuk do të ju funksionojnë ma as shpifjet e as rrenat.

Nuk kanë as aq shumë para këta matrapazët që ta blejnë vullnetin e qytetarëve sepse vullneti nuk blihet.

Boll ma, do ti mposhtim me votë, jemi lodhë prej rrenave e shpifjeve.

Unë e di që me datën 07.10.2019 siç thoshte heroi i penes Xhemail Mustafa:

“Të mallkuarit e popullit prap do ta mallkojnë popullin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat