Mefail Bajqinovci ia bën bajat PDK-së dhe NISMA-së

Aktuale

Mefail Bajqinovci ia bën bajat PDK-së dhe NISMA-së

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:23
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka treguar planin e Vetëvendosjes për luftën kundër korrupsionit.

Bajqinovci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë lufta kundër korrupsionit ka qenë gjithmonë prioritet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se pa i pastruar institucionet përmes vettingut nuk mund të bëhet lufta kundër korrupsionit.

“Në vetting do të futen policia, por jo policët e thjeshtë. Vetëm niveli i lartë komandues i policisë. Prokuroria, gjykatat, Inspektorati Policor, AKI-ja dhe ndonjë institucione tjetër që edhe mund ta harrojë”.

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje ka thënë se ky proces do të bëhet bashkë me institucione të specializuara ndërkombëtare.

“Pra këta persona do t’i nënshtrohen kontrollit të figurës, vlerësimit të aftësive profesionale dhe kontrollit të pasurisë. Nëse këta persona i kalojnë këto do të kenë mundësinë të luftojnë korrupsionin”.

Bajqinovci ka thënë se hapi i dytë do të jetë themelimi i Agjencisë Kombëtare kundër krimit të organizuar.

“Në Lëvizje është folur që kjo agjenci duhet të themelohet që t’i hetojë nivelet e larta të shtetit të Kosovës”.

Ai ka thënë se konkurset do të jenë në mënyrë elektronike dhe vlerësimi i kandidatëve për punësim nuk do të bëhet në mënyrë manuale nga njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat