Vjen reagimi i fuqishëm nga LDK, ja çfarë paralajmërojnë pas publikimit të “bisedave”

Aktuale

Vjen reagimi i fuqishëm nga LDK, ja çfarë paralajmërojnë pas publikimit të “bisedave”

Nga: N.H Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:03
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një kumtese për media, ka hedhur poshtë disa publikime të medieve, që sipas këtyre të fundit po bëhet nga oponentë politikë dhe mediat e tyre, kundër kandidates për kryeministre Vjosa Osmani.

Kjo parti, paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar shpifje të tilla për publikimin e montazhës se kinse Vjosa Osmani paska folur me dikë në rrjete sociale.

“LDK e bënë të qartë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar shpifje të tilla për publikimin e montazhës se kinse Vjosa Osmani paska folur me dikë në rrjete sociale.I njoftojmë qytetarët e Kosovës se përmbajtja e kësaj bisede është montuar dhe e falsifikuar”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Ja komunikata e plotë:

Me metoda të nëntokës e montazha po shpifet kundër Vjosa Osmanit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e hedh poshtë montazhën dhe shpifjen e radhës nga oponentë politikë dhe mediat e tyre, kundër kandidates tonë për kryeministre Vjosa Osmani.

Në vazhdën e panikut që i ka kapluar nga humbja në zgjedhje, kur fitorja e LDK-së dhe Vjosa Osmanit po afrohet në zgjedhjet e 6 tetorit, ata po bëjnë montazha të tilla dhe po i publikojnë në mediat e tyre.

LDK e bënë të qartë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar shpifje të tilla për publikimin e montazhës se kinse Vjosa Osmani paska folur me dikë në rrjete sociale.

I njoftojmë qytetarët e Kosovës se përmbajtja e kësaj bisede është montuar dhe e falsifikuar.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri, ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave të nëntokës, të cilët po i numërojnë orët e fundit në pushtet. Kryetari dhe nënkryetarët e LDK-së i garantojnë të gjithë qytetarët e Kosovës se kandidatja Vjosa Osmani e ka mbështetjen e plotë dhe të parezervë të të gjitha strukturave dhe anëtarëve të partisë.

Më ketë mbështetje kandidatja jonë do të fitojë bindshëm më 6 tetor për të vendosur një praktikë të re qeverisëse, e jo praktika të tilla, si kjo e sotmja, që ishte me metoda të ndyra.

I rikujtojmë qytetarët se ky lajm vjen një ditë pasi ata morën një goditje nga Ambasada Amerikane dhe vendet e Quint-it që thanë se nuk kanë preferencë për zgjedhjet e 6 tetorit, por mbështesin vullnetin e qytetarëve.

Përkitazi me rastin e sotëm LDK-ja do të dorëzojë ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara, në Polici dhe Prokurori.

LDK përkrahë mediat dhe fjalën e lirë, por i kundërshton praktikat kur mediat përdorin metoda abuzive, montazha dhe shpifje, sikur kjo e sotmja kundër Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat