Rexhaj tregon pasojat pas përjashtimit nga ENQA, thotë se LDK do ta kthejë AKA-n në “vendin e nderit”

Aktuale

Rexhaj tregon pasojat pas përjashtimit nga ENQA, thotë se LDK do ta kthejë AKA-n në “vendin e nderit”

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:36
Xhavit Rexhaj

Kandidati për deputetë nga LDK-ja, Xhavit Rexhaj, ka folur për pasojat pasi Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka marrë vendim që ta përjashtojë Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).

Rexhaj, në “Debat Plus” ka thënë se largimi i AKA nga ENQA (Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) është përgjegjësi e qeverisë në dorëheqje.

Ai ka thënë se vlerësimet e ekspertëve të LDK-së është që AKA do të kthehet në ENQA brenda dy viteve gjatë qeverisjes “që do ta merr LDK-ja”.

“Dy vite nuk janë të pakta e as të gjata. Ka mundësi të kthehet por me një unë të madhe dhe në një kontekst të një pakti kombëtarë për arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi”.

Rexhaj ka thënë se nëse në Kosovë vazhdohet me garë në politizimin e arsimit dhe universiteteve “nuk do të arrihet askund jo për dy vite por as për dyqind vite”.

Ish-anëtari i AKA (Agjencia Kosovare e Akreditimit) ka shpjeguar edhe pasojat pas vendimit për të përjashtuar këtë institucion nga ENQA.

Ai ka thënë se efektet e këtij vendimi do të ndikojnë te mobiliteti i studentëve.

“Studentët tash duhet të bëjnë marrëveshje individuale. Po ashtu edhe institucionet bëjnë marrëveshje mes institucioneve e jo si shtet”, tha ndër të tjera Xhavit Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat