Kurti: Përjetë u kemi borxh familjeve të dëshmorve

Aktuale

Kurti: Përjetë u kemi borxh familjeve të dëshmorve

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:44
Albin Kurti

Kandidati për kryeminsitër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar gratë e dëshmorëve në Therandë.

Kurti përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se gratë e dëshmorëve dhe familjet e tyre që kanë përfunduar në skema sociale, jetojnë nën pragun e varfërisë.

Ai ka thënë se me qeverinë e re menjëherë do fillojnë t’iu ndihmojmë e përkrahim.

“Kanë kaluar 20 vite pas luftës, por gratë e dëshmorëve dhe familjet e tyre që kanë përfunduar në skema sociale, jetojnë nën pragun e varfërisë. Këto nëna të veja, me këtë ndihmë nuk mund t’ju ofrojnë fëmijëve të tyre as jetë normale dhe as shkollim të duhur.
Dëshmorët dhe familjet e tyre ne kurrë nuk i kemi harruar dhe nuk do t’i harrojmë, sepse sakrifica jetësore e tyre e ka ngritur kombin tonë. Përjetë u kemi borxh e me qeverinë e re menjëherë do fillojmë t’iu ndihmojmë e përkrahim”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat