Florin Krasniqi thotë se Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti i bënë krenarë gjithë shqiptarët në Washington

Aktuale

Florin Krasniqi thotë se Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti i bënë krenarë gjithë shqiptarët në Washington

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:56
Florin Krasniqi

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe vizitën që kishte bërë në SHBA, bashkë me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin.

“Kam shkuar në Washngton me Albnin dhe Shpendin”, ka thënë Krasniqi.

“Ajo ishte hera e parë, pas 20 vjet angazhimi politik, që u ndjeva krenar që jam shqiptar. Bisedat që i kanë bërë me lider. Të gjitha ato. Të gjithë liderët e Kosovës kur shkojnë nuk thonë asgjë, vetëm faleminderit që na keni ndihmuar dhe asgjë tjetër”

“Kur kanë ardhur këta na kanë bërë krenar me vizionin e tyre. Me fjalët dhe prezantimin e tyre dhe na kanë bërë aq krenar sa e gjithë salla ishte ngritur në këmbë duke i duartrokitur duke ju thënë të vazhdonin të flisnin”

Tutje Krasniqi ka thënë edhe se dyshja Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti, është dyshe e papërsëritshme në skenën politike.

“Është një çift që nuk mundesh me kriju përsëri. Ata e kompletonin njëri tjetrin. Më vjen keq si janë ndarë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat