Pacolli: Albin Kurti pa asnjë marre thoshte për Agim Bahtirin ‘’Nuk e mbështes këtë palaço’’

Aktuale

Pacolli: Albin Kurti pa asnjë marre thoshte për Agim Bahtirin ‘’Nuk e mbështes këtë palaço’’

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:44
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka folur për takimet e dikurshme që kishte me Isa Mustafën e LDK-së si dhe Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Ai tha se i është mirënjohës Isa Mustafës që e kishte mirëkuptuar gjendjen e tij kur u tërhoq nga bashkëpunimi me LDK pasi nuk i ishte dhënë hapësirë në listën e 2017-tës, por e pranoi që nuk ishte ikje nga ky subjekt siç bënë të tjerët.

”E falënderoj Isa Mustafën edhe njëherë për bashkëpunimin që ka pasur, e ka kuptuar situatën time, kam folur me të nuk kam ikur nga LDK si të tjerët që ikin”.

”Kam pasur një drekë pune me të i kam thënë [Isa Mustafës] ”Vallë a më sheh mua në mesin e deputetëve tu?” – që e kishin ngushtuar horizontin ku vepronte e që nuk isha as në listën e propozimeve që t’paktën të jem ndonjë pjesëtar në komisionin parlementar, ”a më shihni aty? – më tha ”Jo” – ”A më shihni mua aty se kam një bashkëjetesë katër vjet aty, dhe a më shihni aty? më thotë prapë: ”Jo”.

”Prandaj Isa Mustafë unë eci, por dalja ime nga ky koalicion ishte pas një lutjeje që e kisha bërë për dy muaj rresht për të dy partitë edhe për Vetëvendosjen edhe LDK-në që të ulemi të bëjmë marrëveshje për mundësinë e koalicionit”.

Pacolli në Zonën Zgjedhore tregoi edhe për mënyrën se si i kishte pritur në takime pune edhe Mustafën edhe Kurtin, por që ky i fundit tha se kishte sjellje arrogante.

Ai thotë që Albin Kurti i shkonte shumë rrallë në takimet për konsultime, por në njërën nga to e kujtoi pasi e kishte quajtur Agim Bahtirn ”Palaço’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat