Mefail Bajqinovci premton diçka të madhe për policinë e Kosovës

Aktuale

Mefail Bajqinovci premton diçka të madhe për policinë e Kosovës

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 09:57
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka premtuar se pas ardhjes në pushtet Policia e Kosovës do të gëzojë përkrahje maksimale.

Ai tha se do të themelohet ligji për sigurim jetësor dhe shëndetësor si dhe ligji për pensionimin e parakohshëm.

Po ashtu, Mefail Bajqinovci shtoi se do të investohet në infrastrukturë sepse aktualisht brenda stacioneve të policisë mungojnë gjërat elementare duke filluar nga mungesa e objekteve, kompjuterëve dhe pajisjeve të ndryshme.

Shkrimi i plotë i Mefail Bajqinovci:

Me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje policia e Kosovës do ta ketë përkrahjen maksimale.

Do të themelohet ligji për sigurim jetësor dhe shëndetësor si dhe ligji për pensionimin e parakohshëm, do të investohet në infrastrukturë sepse sot brenda stacioneve të policisë mungojnë gjërat elementare duke filluar nga mungesa e objekteve, kompjutereve dhe pajisjeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat