Haradinaj për vdekjen e hoxhë Muratit: Patriot e burrë i respektuar

Aktuale

Haradinaj për vdekjen e hoxhë Muratit: Patriot e burrë i respektuar

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:33
Ramush Haradinaj

Kandidati për Kryeministë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar famijlen për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se ky është një lajm pikëllues për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot.

"Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot.

Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre.

Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit.
I qoftë i lehtë dheu", ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat