Dy vëllezër të lindur e rritur në Slloveni sot i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Dy vëllezër të lindur e rritur në Slloveni sot i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: N.Sh Më: 3 tetor 2019 Në ora: 13:25
Kurti dhe vëllezërit Maloku

Vëllezërit Kreshnik e Migjen Maloku, të lindur e rritur në Slloveni, sot i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bë të ditur vetë kryetarit i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili shton se ata janë kthyer pasluftës për të jetuar dhe për t’u shkolluar në Kosovë.

Postimi i Albin Kurtit:

Dy vëllezër, Kreshnik dhe Migjen Maloku, të lindur e rritur në Slloveni, që u kthyen pas luftës për të jetuar dhe për t’u shkolluar në Kosovë, u bënë pjesë e Lëvizjes tonë. Kreshniku ka përfunduar studimet për Menaxhim Biznesi në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe pesë vitet e fundit ka ndërtuar karrierë në kompaninë Pratt & Ëhitney - programin e Aeroplanëve Luftarak F-35 në SHBA, si Menaxher i Logjistikës. Ka tetë vite që Kreshniku jeton në SHBA, ku si Anëtar i Kryesisë së Albanian Community Center merret edhe me aktivitete kulturore e arsimore për komunitetin shqiptar që jeton atje. Migjeni, studimet i ka përfunduar për Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë. Ai jeton në Cyrih të Zvicrës ku pesë vitet e fundit ka ndërtuar karrierë si Menaxher i Logjistikës në kompaninë Ernst Ëelti. Kreshniku dhe Migjeni, si profesionistë e punëtorë, të rinj e ambiciozë, krahas sukseseve në karrierë përherë kanë qëndruar afër zhvillimeve në Kosovë. Me Lëvizjen tani, ata janë edhe më afër. Kështu, bashkë me Vlera Gjakovën i mirëpritëm në Lëvizjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat