Konjufca: Qysh i hoqëm banditët nga Klina do t’i heqim edhe nga qeveria

Aktuale

Konjufca: Qysh i hoqëm banditët nga Klina do t’i heqim edhe nga qeveria

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:28
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha sot para klinasve se ashtu siç arritën t’i largojnë banditët nga Klina, do t’i largojnë edhe nga qeveria.

Kjo për Konjufcën do të jetësohet më 6 tetor, kur Lëvizja Vetëvendosje të fitojë zgjedhjet.

Ai para klinasve tha se ka ardhur dita për t’i dhënë fund varfërisë, pasi siç tha ai, koha është për zhvillim, për arsim e për shëndetësi profesionale.

Kandidati për deputet u shpreh se janë mbledhur në Klinë, në jehonën  Dukagjinit, për t’i paraprirë jehonës së fitores më 6 tetor.  

Konjufca: Qysh i hoqëm banditët nga Klina do t’i heqim edhe nga qeveria

“Ashtu siç kemi arritur me i heq banditët nga Klina, ashtu do t’i heqim edhe nga qeveria. Ne boll kemi vujtë, nuk durohet kështu. Korrupsioni e hajnia po e shkatërrojnë Republikën tonë. Ligji i parë që do ta sjellë mazhoranca e Vetëvendosjes, dhe për këtë betohemi përpara juve, është ligji që mafisë dhe pushtetarëve milionerë ua merr pasurinë dhe ua kthen juve, sepse juve ua kanë vjedhë. Vetëvendosja në shëndetësi do t’ua sjellë qytetarëve të Kosovës sigurimet shëndetësore si dhe do ta ndërtojë sistemin informativ shëndetësor. Vetëvendosja në arsim ka me i hap shkollat profesionale dhe do t’i ndërtojë 4 mijë banesa për çiftet e reja dhe për nënat kryefamiljare”, u shpreh ai.  

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, tha se me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje më 6 tetor do të nënshkruhet kontrata për Kosovën ndryshe.

Para bashkëqytetarëve të tij, kandidati për deputet u shpreh se populli i Kosovës ka duruar shumë këto 20 vjet, periudhë kjo kur u vodhën vota e korrupsioni mbizotëroi në vend.

Selimi: Nuk ka kush që e mban peng qytetin e Mujë Krasniqit

“Vërtet duruam mjaft. Këta në emër të luftës dhe të lirisë, na e vodhën votën, e hëngrën Kosovën, he në fyt iu mbet. Erdhi dita e mirë që të qeverisin njerëz të mirë... Sado të pasur që të jenë nuk kanë aq pasuri sa ta peshojnë Klinën dhe qytetarët e saj. Nuk kanë aq tru e aq mend sa ta mashtrojnë Klinën, nuk kanë as kaçik e as takat sa ta frikësojnë qytetarin e Klinës, sepse Klinën do ta zhvillojë, do ta mbrojë e do ta përkrahë qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje. Erdhi ajo ditë kur PAN-i u rrëzua në Prishtinë e kudo në Kosovë, e tash kanë më këqyrë me ikë qosheve e skajeve nga kanë ardhur, por ne edhe atje do t’i gjejmë e do t’i mundim kudo që janë me fuqinë e popullit tonë. Do t’i mundim sepse erdhi dita, qyteti i çliruar nga ushtarët e Mujë Krasniqit do të frymojë lirshëm ashtu sikurse e donte vet Muja dhe dëshmorët. Nuk ka kush që e mban peng qytetin e Mujë Krasniqit, ai është i qytetarëve tà « saj”, tha ai.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Klina për deputetë në Kuvendin e Kosovës janë Drilona Jaka, Drita Millaku, Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat