Zyberaj: Vizitat në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet

Aktuale

Zyberaj: Vizitat në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2019 Në ora: 16:22
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se, të gjitha kërkesat për vizita në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se qëllimi i Beogradit është të destabilizojë Kosovën, të kërcënojë dhe të shantazhoj serbët lokalë dhe të ndërhyjë në procesin zgjedhor.

Postimi në Facebook:

Në dy ditët e fundit ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Beogradi për të destabilizuar Kosovën para zgjedhjeve.
Të gjitha kërkesat për vizita në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet.
Qëllimi i Beogradit është të destabilizojë Kosovën, të kërcënojë dhe të shantazhoj serbët lokalë dhe të ndërhyjë në procesin zgjedhor.
Ky vendim merret pas një konsultimi të ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë.
Ky vendim është në interesin e Kosovës dhe mbron të gjithë qytetarët që të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë për udhëheqësit e tyre të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat