Ferizaj me objekt të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Aktuale

Ferizaj me objekt të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:04
Agim Aliu Uran Ismajli

Infrastruktura shëndetësore në Ferizajn e qeverisur për gati dy vite nga kryetari Agim Aliu, ka njohur ritmin më të lartë e produktivitetin më të madh në pikëpamje të investimeve.

Pas kryeprojektit të shëndetësisë lokale, ndërtimit të Spitalit të Ri Rajonal, Ferizaj së shpejti do të bëhet edhe me godinën e re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, projekt ky strategjik që ka marrë dritën jeshile për financim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Ferizajt.

Për këtë, në Prishtinë, i pari i Ferizajt Agim Aliu takoi ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismaili, me të cilin nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit dhe financimit të këtij projekti.

Kushte më moderne për trajtimin e pacientëve, dhoma të përshtatshme e të dinjitetshme pune për mjekët e stafin tjetër mjekësor, salla e kthina operacionale e një hapësirë e gjerë për punë me kapacitet të rritur, për të përballuar nevojat e ferizajasve për shërbime shëndetësore, janë disa nga zgjidhjet që ofron ky projekt që ka kosto 2.5 milionë euro.

Nga fondi i akorduar dhe analiza e profesionistëve lokal e qendror, parashihet që në kuadër të finalizimit me këtë projekt të objekteve shëndetësore në Ferizaj, të integrohen me projekte të veçanta edhe Qendra e Mjekësisë Urgjente, Qendra e Diagnostikës dhe themelatat e tjera në përmbushje të misionit e konceptit të mjekësisë primare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat