Kurti përshkruan takimet me Rugovën, ja si i përgjigjet Osmanit që e krahasoi me Castron - Bota Sot
Kurti përshkruan takimet me Rugovën, ja si i përgjigjet Osmanit që e krahasoi me Castron

Aktuale

Kurti përshkruan takimet me Rugovën, ja si i përgjigjet Osmanit që e krahasoi me Castron

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 21:15
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e Ramush Haradinaj që e quajti mashtrues.

“Personi që ishte bajraktar kundër demarkacionit e nënshkruajti atë sapo erdhi në pushtet”, ka thënë Kurti.

“Kjo është pak a shumë sikur ajo historia e Rikardit të Tretë që e shiti mbretërinë e tij për një kalë dhe pastaj kali iku. Haradinaj e kaloi demarkacionin vetëm për një karrige. Edhe ky dha dorëheqje pas dy viteve”

Kurti thotë se e di arsyen se pse kundërshtarët e quajnë mashtrues.

“Po të isha si ta nuk do më sulmonin. Po të isha i keq do më përkrahnin. Por e dinë se unë jam ndryshe dhe se nuk bëhem pjesë e llogaritjeve të tyre, andaj më sulmojnë”.

Kurti: Nuk mund të kuptoj se si Florini erdhi nga Amerika që të sulmojë VV’në para zgjedhjeve

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndër të tjera ka folur edhe për deklaratat e mbrëmshme të Florin Krasniqit në emisionin Pressing Zgjedhor. Kurti thotë se nuk e kupton se si Krasinqi po e sulmon pikërisht tani para kohës së zgjedhjeve.

“E vlerësoj shumë Florinin. Por e vlerësoj për të kaluarën e tij, tani nuk po mund ta kuptoj se si i la të gjitha bizneset në Amerikë që të vijë vetëm për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje pikërisht pak para kohës së zgjedhjeve”, ka thënë Kurti.

“Ata që e kanë sulmuar Vetëvendosjen asnjëherë nuk ja kanë dalë. Vetëvendosje është rritur ata kanë ngelur prapa”

Tutje Kurti ka thënë se asnjëherë nuk kanë marrë para nga Devollët.

Albin Kurti: Nuk kam marrur pare prej Devollëve kurrë

Albin Kurti ka folur rreth akuzave të ish-deputetit të VV’së, Florin Kransiqit, se Kurti i ka takuar biznesmenët e familjes Devolli dhe se ka marrë 20 mijë euro nga ta.

“Kam vlerësim për Florinin dhe ka kontribu në Vetëvendosje, edhe financiarisht, madje me këtë edhe ai  mund të krenohet”, ka thënë Kurti.

Ai tha se nga Devollët asnjëherë nuk ka marrë para.

“Nuk kam marrë pare prej tyre, nuk kam marrur pare prej Devollëve kurrë”, ka sqaruar Kurti.

Kandidati për kryeministër tregoi se në vitin 2006 Devollët patën financuar fushatën për bojkotimin e produkteve serbe.  

“Në 2006 ata patën financuar fushatën për bojkotimin për produktet e Serbisë”, tregoi Kurti.

“Nuk ka pasë takim me ata dhe me Florinin”, shtoi Kurti.

***

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratës së kundërkandidates së tij, Vjosa Osmani, e cila e ka krahasuar atë me ish-liderin e Venezuelës, Hugo Chavez.

Kurti thotë se ai asnjëherë nuk është krahasuar me revolucionarët komunistë, e as në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova.

Lideri i VV’së i ka përshkruar takimet me Rugovën gjatë vitit 1997. Ndërsa thotë se ai nuk e krahasuar me ish-liderët komunistë të Amerikës Latine, siç ka bërë Osmani.

“Në vitin 1997 kam qenë dy herë në takime me ish-presidentin, Dr. Ibrahim Rugova. Nuk jemi pajtuar me të, por jemi pajtuar me qëllime. Përkundër mospajtimeve, ai nuk më ka thënë as Fidel Castro [ish-presidenti i Kubës], as kurrgjë tjetër. Kjo që ka thënë Vjosa është jofisnike”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti: Nuk mendoja se do të dilja i gjallë nga burgu serb

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing zgjedhor në T7.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e tij nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Atë kohë Kurti u arrestua me akuzën se po rrezikonte integritetin territorial të Jugosllavisë, atë kohë ai punonte në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK’së, Adem Demaçit. Gjatë gjithë gjykimit ai kishte refuzuar të njihte sistemin gjyqësor të Jugosllavisë, duke thënë se ajo gjykatë nuk i takonte popullit të tij i cili tani kishte shtetin e vet të pavarur.

“Nuk kam menduar se do të dalë nga burgu ndonjëherë”, ka thënë Kurti.

“Kur më dënuan me 15 vite burgim, nuk mendoja se do dilja i gjallë”.

Kurti po ashtu thotë se të gjithë të burgosurit shqiptarë ishin të keqtrajtuar nga forcat serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...