Milaim Zeka në RTV Dukagjini ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale ka ardhur pasi në Kosovë askush nuk ishte në gjendje të formonte Gjykatën Speciale.
“Pas përfundimit të luftës, UNMIKU ka ardh më një mision e veçantë në Kosovë, që e ka pas për qëllim kthimin e Kosovës në patronatinë e Serbisë, OKB-ja deri në fund deri kur forcat Euroatlantike e kanë kundërshtu një gjë të tillë, e instlun një regjim të dytë të ish-Jugosllavë dhe Millosheviqit në Kosovë, duke e mbush me shqiptarët administratën me shërbëtoret më të mëdhajnë të Millosheviqit. Në këtë vakum ku bashkësia nuk dinte me kë të bisedonte, dhe fuqitë e mëdha kërkonin dikë për dialog. Krijimi i shtetit në 2008 i porishi këto matematika, mirëpo pastaj filloi Lufta nga ana e Rusisë, Kinës dhe Serbisë, si iniciatpor kryesor për themelimin e Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale është kriju si pasojë e një anarkie totle, të cilën e ka kriju klasa politike e Kosovës, në krye me PDK-në. Kjo ka ardh si rezultat se ne nuk ishim në gjendje me i kriju vet gjykatën, por e lejuam UNMIK-un”, tha Zeka.