Vjosa Osmani: Me Vetëvendosjen bëjmë koalicion, vetëm nëse i pranon këto kushte

Aktuale

Vjosa Osmani: Me Vetëvendosjen bëjmë koalicion, vetëm nëse i pranon këto kushte

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 21:53
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka thënë se do të lidhin koalicion me ato parti që i pranojnë shtyllat e programit të tyre. Por ajo sërish e theksoi vijën e kuqe që kanë ndaj PDK-së.

“Lidhur me koalicionet paszgjedhore ne kemi një vendim unanim që kemi insistuar që ta marrim qysh në kohën kur diskutoheshin koalicionet parazgjedhore. Ky vendim është i Këshillit tonë të Përgjithshëm që asesi të mos diskutohet për koalicion me PDK-në. Pra nuk do të ketë koalicion në asnjë mënyrë me PDK-në”.

“I dyti vendim është që të autorizohen organet në këtë rast unë si kandidate për kryeministre dhe pas 6 tetorit si e nominuar për kryeministre bashkë me kryetarin e partisë që të bisedojmë me VV-në”.

“Megjithatë, natyrisht t’i ofrojmë partneritet me ne bashkëqeverisje me ne në kushtet tona dhe unë nuk jam e gatshme që ta diskutoj asnjë pikë të programit tim sepse është program fitues. Pra nuk jemi të gatshëm që ne të negociojmë programin tonë që k atë bëjë me zhvillim dhe punësim”.

“Nuk jemi të gatshëm të negociojmë për arsim dhe shëndetësi sepse jemi të bindur që vetëm nëse investojmë, pra i kthejmë investimet ka njerëzit tonë dhe e kthejmë buxhetin ka investimet në arsim dhe shëndetësi sepse në këtë mënyrë mund të arrihet prosperitet dhe rritje ekonomike për vendin tonë”.

“Nuk jemi të gatshëm të negociojmë asesi programin tonë apo shtyllën që ka qenë familja sepse ky ka qenë insistimi im themelor gjatë hartimit të programit nga ekspertët. Nuk jemi të gatshëm që ta diskutojmë partneritetin me partnerët tonë strategjikë sepse për ne është ekzistenciale që t’i kemi SHBA-në dhe BE-në në përkrahje dhe jo vetëm në mbrojtjen e fuqizimit të subjektivitetit, por edhe në zhvillim e shtetit tonë”.

“Prandaj ne do të kemi koalicion me Vetëvendosjen vetëm nëse i pranojnë këto shtylla që i përmenda”.

Por Osmani ka thënë se janë të hapur edhe me parti të tjera me po të njëjtat kritere.

“Ne nuk do të kufizohemi vetëm tek Vetëvendosja. Kemi vijë të kuqe, por ky program do t’iu ofrohet edhe partive të tjera, por këto shtylla janë të panegocioushme”.

“Unë besoj që partnerët tonë do të bëhet pjesë e një programi të tillë që do ta nxjerrë Kosovën nga katandisja”.

Osmani: SHBA-të s’do të kërkojnë idenë e shkëmbimit të territoreve

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e bindur se SHBA-të nuk kanë kërkuar dhe nuk do të kërkojnë asnjëherë që të jetësojnë idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë jam e bindur që SHBA-të nuk do të kërkojnë që të shkojmë përpara me idenë e shkëmbimit të territoreve ose ide të tjera të rrezikshme të cilat janë të rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por për gjithë stabilitetin rajonal”.

“As në këto dy vjet nuk kanë qenë SHBA-të ato që kanë kërkuar që tema e kufijve të hapet në dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e kanë dëshmuar deklaratat e Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë që është përfaqësuese dhe zëri i vetëm i këtij shteti në Kosovë”.

“Pavarësisht tentimeve të disave që ta shtyjnë përpara këtë ide duke e arsyetuar kinse është e shtyrë nga SHBA-të, jam e bindur se ata nuk do të vijnë me një ide të tillë, por natyrisht do të kërkojnë që palët të kenë fleksibilitet në këtë proces”.

Vjosa Osmani: Vendimet që do t’i marrë do të jenë autonome 

Kandidatja për Kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ka thënë se fushata deri tash po u shkon shkëlqyeshëm.

“Është një besim i madh qytetar që nuk e kemi pasë nga viti 2004. Kjo jo vetëm që po na jep motiv por po na përgatitë për përgjegjësi të mëdha që po na presin”.

Ajo ka thënë se vendimet që do t’i marrë në krye të ekzekutivit do të jenë të sajat.

“Vendimet do t’i marrë autonome. Elektorati ynë nuk e ka këtë pikëpyetje sepse i kam bindur gjatë gjithë karrierës sime. Vendimet janë autonome gjithnjë në interes të qytetarëve duke përfaqësuar interesin e tyre”.

“Unë përfaqësoj partinë më të madhe në vend dhe vendimet i marrim bashkë. Nuk marrë vendime që nuk janë në interes të qytetarëve. Nuk jam kryetare e partisë por nuk duhet të shihet si pengesë por është diçka shumë pozitive. Kemi kryetarin që na përkrahë pa kusht, Këshillin e Përgjithshëm dhe qytetarët mbi të gjitha që na përkrahin sot”.

“Edhe te Vetëvendosje dikur dikush tjetër ka qenë kryetar i partisë por dikush tjetër kandidat për Kryeministër. Mirëpo ne po krijojmë modelin tonë – modelin që funksionon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat