Haradinaj: LDK-ja nuk ka të drejtë ta keqpërdorë Specialen

Aktuale

Haradinaj: LDK-ja nuk ka të drejtë ta keqpërdorë Specialen

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:01
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ka thënë në RTV Dukagjini, se LDK-ja nuk ka asnjë të drejtë të merret me Gjykatën Specialen kjo për shkak se LDK-ja gjithmonë ka qenë pjesë e Qeverisë, përveç një gjysmë mandati.

“Nuk ka drejtë LDK-ja me keqpërdorë Gjykatën për shkak se ka pas ministër të drejtësisë, edhe ministër të brendshëm, ka pas autoritet në AKI, vetëm një gjys mandati Qeveria është pa LDK-në në institucione. Mua nuk më vjen keq kur përgjegjësit t’i shoh para drejtësisë. U fol për profen, për ish-kryetarin e Prizrenit, u fol për Nekiben, por unë me sa e di kur u bë Gjykata Speciale ajo nuk ka qenë më në këtë botë. Avokati Kelmendi është njeri i parë që e ka qu një padi kundër Millosheviqit në Hagë. Për këtë ai u viktimizua. Për këtë arsye une e ruj repsktin, dhe po ndjehem keq kur po përmenden emra po ndihem keq. Me pas qenë prokuror unë veç sa po nij këtu çka po folni, ish dashtë me u përgjigj dikush”, u shpreh Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat