Veprimtari Fatmir Bajraj, ka thënë se vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidaten e saj për kryeministre Vjosa Osmanin, është votë për çlirimin e dytë të Dardanisë antike.
Ai ka thënë se LDK-ja e ka mision historik të plotësojë postulatin e tretë, demokracinë e Kosovës, që të rrumbullkësojë në plotni postulatin e presidentit Ibrahim Rugova "Liri, Pavarësi, Demokraci".
Postimi i Bajrajt:
Sovrani shfaqë & shprehë pushtetin & vullnetin e vet me 6 tetor 2019!
LDK & Vjosa Kryeministre, alternativë e vetme :
Vota për LDK-në dhe Vjosa Osmanin Kryeministre, është votë për t'sotmën dhe t'ardhmën e brezave, votë për çlirimin e dytë të Dardanisë Antike-Kosovës, votë për lirinë e plotë të atdheut.
- Pas çlirimit të dytë, dhe lirisë së plotë, LDK-ja e ka mision të shënjtë & historik që t'a plotësoj edhe postulatin e tretë : Demokracinë e Kosovës, dhe rrumbullaksohet n'plotëni postualati i Presdidentit historik Rugova :
"Liri, Pavarësi, Demokraci" !
Vota për PAN-in antipopullor dhe LVV-në populiste është e dëmshme, e padobishme dhe e rrezikshme për fatin e kombit & atdheut.