Abdixhiku: Buxhetin e bëjmë 3 miliardë pa e përfunduar mandatin

Aktuale

Abdixhiku: Buxhetin e bëjmë 3 miliardë pa e përfunduar mandatin

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 00:29
Lumir Abdixhiku

Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka thënë se problemet e ekonomisë në Kosovë janë disa strukturore.

Ai në Zona Zgjedhore ka argumentuar premtimin e bërë se buxhetin e shtetit do ta ngritin në 3 miliardë euro.

“Kemi thënë 3 miliardë euro buxhet e që është modest si arritje dhe besoj se do ta arrijmë para përfundimit të mandati. Pjesa më e madhe e buxhetit tash është e zënë. Nga buxheti 2 miliardë 1.6 miliardë janë të zëna. Janë 400 milionë për investime kapitale që është e pamundur”, ka thënë ai.

“1/3 e ekonomisë së një vendi është buxhet. Për ta bërë 3 miliardë buxhetin ekonominë duhet ta rrisin në 9 miliardë. Kjo arrihet duke i dhënë frymë sektorit privat. Shteti është problemi në Kosovë nuk është zgjidhje e problemit. Për t’i dhënë frymë bizneseve janë disa masa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat