Thaçi për përfaqësuesin e Trump në dialog: Lajm i mirë, tani jemi më konfident dhe në mundësi të njohjes nga Serbia

Aktuale

Thaçi për përfaqësuesin e Trump në dialog: Lajm i mirë, tani jemi më konfident dhe në mundësi të njohjes nga Serbia

Nga: G.B Më: 4 tetor 2019 Në ora: 08:36
Hashim Thaçi

Ambasadori Richard Grenell është emëruar si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

E për këtë, presidenti Thaçi ka thënë se kjo është tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm, përcjell Bota sot.

Emërimin e tij e ka quajtur lajm të mirë edhe për rajonin, derisa ka thënë se në dialog tani janë në konfident dhe në mundësi të arritjes së njohjes nga Serbia.

Postimi i tij i plotë:

E mirëpres emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm.

Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Europën Juglindore.

E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat