Ilir Ferati: LDK-në e kam amanet nga babai Fadili, është koha për njerëz që do jenë gardian të Kosovës

Aktuale

Ilir Ferati: LDK-në e kam amanet nga babai Fadili, është koha për njerëz që do jenë gardian të Kosovës

Nga: G.B Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:03
Vjosa Osmani dhe Ilir Ferati

Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, ka thënë se LDK është shtëpia e tij, të cilën ia ka lënë amanet babai i tij, Fadili, por edhe beson në vlerat e kësaj partie, programin dhe Vjosa Osmanin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kërkuar besimin për programin e LDK-së, për Vjosën dhe për të si deputet, derisa ka thënë se është koha për njerëz të rinj, të ditur e shkolluar, me vizion të qartë të jenë gardian të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Quhem Ilir Ferati dhe jam 30 vjeç. Jam shkolluar me bursë në Universitetin Amerikan në Kosovë në dy drejtime, Menaxhment dhe Politika Publike.

Kam lindur, jam rritur, dhe jetoj në qytetin e bukur të Istogut. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia ime sepse e kam amanet nga babai im, Fadili; por gjithashtu sepse besoj fort në vlerat e LDK-së, programin e saj, dhe kryeministren tonë të ardhshme!

Sot jam kandidat për deputet nga LDK dhe po kërkoj besimin tuaj. Kërkoj besimin tuaj për programin e LDK-së, për Vjosa Osmanin, dhe për ekipin e saj të shkëlqyeshëm. Koha është tani që njerëzit e rinj, të ditur, të shkolluar, me duar të pastra, me vullnet të hekurt, e me vizion të qartë të jenë gardian të Kosovës dhe të udhëheqin Republikën tonë drejt së ardhmes!

Andaj, dua të ju lus secilin prej jush që datën 6 tetor mos ta konsideroni thjeshtë ditë zgjedhjesh, por t’a konsideroni REFERENDUM për mbrojtjen e Republikës.

Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!

Beso:
në LDK 134 ✔️
në Vjosën 01 ✔️
Ilir F. Ferati 55 ✔️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat