Limaj: Emërimi i Grenell dëshmi e përkushtimit të SHBA për arritjen e marrëveshjes - Bota Sot
Limaj: Emërimi i Grenell dëshmi e përkushtimit të SHBA për arritjen e marrëveshjes

Aktuale

Limaj: Emërimi i Grenell dëshmi e përkushtimit të SHBA për arritjen e marrëveshjes

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:28
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se emërimi i ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është lajm i mirë.

Limaj tha se në të njëjtën kohë, ky emërim tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“E kam thënë në vazhdimësi se Kosova nuk duhet t’i ikë asnjëherë tavolinës së bisedimeve dhe se procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë.

Kosova mbetet e vendosur për të arritur marrëveshje përfundimtare obligative për njohje reciproke”, tha Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...