Zyberaj reagon pas publikimit të fotos së Pacollit me Millan Radojçiç

Aktuale

Zyberaj reagon pas publikimit të fotos së Pacollit me Millan Radojçiç

Nga: G.B Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:19
Behgjet Pacolli dhe Millan Radojçiç

Së fundmi në media u publikua foto e Behgjet Pacollit me Millan Radojçiç, ku takimi raportohet se është zhvilluar vitin e kaluar në një jaht që e ka në pronësi Radojçiç, në Budva të Malit të Zi.

Pas kësaj ka reaguar këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili ka thënë se kur Marko Gjuriq u arrestuar vitin e kaluar nga policia, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Milan Radonjiç, por që dikush e kishte paralajmëruar që të largohet, përcjell Bota sot.

Ai thotë se urdhrat kanë qenë të arrestohet kushdo që e pengon operacionin, përfshirë edhe Radonjiçiçin.

Që atëherë ai thotë se nga Beogradi s’ka guxuar të hyjë askush në mënyrë të paligjshme dhe vetëm këtë javë janë refuzuar dhjetëra kërkesa.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kur Marko Djuriç u arrestua vjet nga Policia e Kosovës dhe ishte ngreh zhag në rruget e Prishtinës, në vend ngjarje ka qenë edhe Milan Radonjiç por dikush e kishte paralajmeruar të largohet.
ZvKm Pacolli më kishte udhezuar që të menaxhoja operacionin së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe urdhërat kanë qenë për të arrestuar të gjithë që e pengonin operacionin përfshirë edhe Milan Radonjçiçin.
Megjithë konsekuencat që do të kishim shumë prej nesh, si paditë nga shteti serb, ne vazhduam operacionin sepse bëhej në mbrojyje të Kushtetutës së Kosovës.
Që atëherë askush nga Beogradi nuk guxon të hyjë në mënyrë të paligjshme pa miratimin tonë në Kosovë. Vetëm këtë javë dhjetëra kërkesa kemi refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat