Albin Kurti viziton shtëpinë muze të pavarësisë, flet fjalë te mira për Ibrahim Rugovën

Aktuale

Albin Kurti viziton shtëpinë muze të pavarësisë, flet fjalë te mira për Ibrahim Rugovën

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:11
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar Shtëpi Muze të Pavarësisë.

Ai ka thënë se në këtë vend e ka filluar veprimtarinë e tij politike, ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“E filluam ditën me vizitën në kryeqytetin e Lëvizjes, në Prizren dhe tash jemi këtu te muzeu i Pavarësisë, ku ishte shoqata e shkrimtarëve të Kosovës dhe ku e filloi veprimtarinë e tij politike presidenti Ibrahim Rugova”.

“Në këtë shtëpi po ashtu së bashku me Adem Demaçin në vitin 1999, kemi mbajtur mbi 15 konferenca për shtyp, si zyre e përfaqësisë së Përgjithshme politike e UÇK-së”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se gjashtë prej këtyre konferenca i ka mbajtur pa Adem Demaçin, për arsye të ndryshme.

Kurti më tej ka shtuar me ish-presidentin Rugova është takuar edhe pse nuk janë pajtuar, duke shtuar se e vlerëson insistimin e tij për liri dhe pavarësi.

“Me presidentin Rugova unë jam takuar këtu në  vitin 1997 dhe takimet tona kanë qenë konstruktive edhe atëherë kur nuk jemi pajtuar”.

“Unë e vlerësoj insistimin e tij për liri dhe pavarësi dhe kundër okupimit, shtypjes që bënin administrata serbe ndaj shqiptarëve vitet e 80-ta”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

E pikërisht në këtë vend, Kurti ka thënë se është marrë vendim që të mbahet protesta studentore e 1 tetorit, ndonëse ishte prolonguar që të mbahet me 1 shtator.

“Në këtë vend jemi takuar për të vendosur për protestë. E protesta e prolonguar për 1 shtator u shty me 1 tetor, sepse kështu u kërkua prej nesh mirëpo në Universitetin e Prishtinës, ne arritëm që së bashku me rektorin e ndjerë Ejup Statovcin, ta ngrisim protestën e planifikuar studentore, në mënyrë që të dalin bashkë studentët me profesorët edhe të veçantën e protestës e bënë që nuk ishin studentët kundër profesorëve, por gjithë kundër okupimit serb”, ka thënë ai.

“Në këtë shtëpi që sot quhet muze ka pasur shumë më tepër aktivitet, ka pasur shumë vendime të rëndësishme, që të ketë kaq pak eksponate sot dhe jo vetëm që ka pak, të njëjtën kohë mirëmbajtja mungon e është për të ardhur keq se ata e kanë pasur  edhe ministrinë e Kulturës dhe nuk janë kujdesur për këtë shtëpi-muze të veprimtarisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar se nëse vjen në qeveri, kjo shtëpi-muze do të restaurohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat