Vuçiq me Listën Serbe: Kjo është çështje e ekzistencës

Aktuale

Vuçiq me Listën Serbe: Kjo është çështje e ekzistencës

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:38
Aleksander Vuçiq me Listen Serbe

Presidenti Aleksandar Vuçiq takoi sot kandidatët për deputet të Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq ka takuar 17 kandidatët e Listës Serbe për deputet, ndërsa në takim mori pjesë edhe i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq.

Pas këtij takimi Vuçiq iu adresua medieve.

" Dëshiroj para së gjithave të ftoj të gjithë serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhje me 6 tetor dhe të votojnë me ndërgjegje, ndërsa lutja ime dhe thirrja është që të votohet Lista Serbe ", tha Vuçiq.

Ai ka komentuar edhe rrjedhën e fushatës zgjedhore.

"Kemi mundur të shihni fushatë të përbashkët, të rregulluar dhe brutale  që është udhëhequr në Kosovë. Këtë fushatë e kanë udhëheq kryesisht katër subjekte shqiptare dhe të gjitha kanë thënë se duhet të flitet me serbët por jo me Serbinë” ka thënë Vuçiq

Të gjithë të tjerët kanë mundur të vijnë, por askush nga ne këtu nuk ka mundur të mbështes popullin dhe përfaqësuesit e popullit të vetë”."

"Listës Serbe i është ndaluar emetimi i spotit të vetëm që ajo ka bërë për shkak të motos ‘Serbia thërret’”.

Ka arritur edhe dënimi prej 30 mijë euro, do të thotë u plaçkit Lista Serbe sepse është thirrja “Serbia thërret” është cilësuar si fyerje dhe shkelje e kodeksit ", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat