Policia e Kosovës me plan operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Aktuale

Policia e Kosovës me plan operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. PK thotë se do të marrë masa të inicimit të procedimit të çdo vepre penale kundër së drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha pasave procedurale ndaj secilit që nuk respekton ligjet e vendit për zgjedhje të lira e demokratike.

Në njoftimin e policisë thuhet se kanë marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-së dhe institucionet e tjera të angazhuara në këtë proces.

“Policia e Kosovës do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces. Njëkohësisht PK-ja do të marrë masa të inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në një njoftimin e Policisë së Kosovës.

Plani operacional i PK-së parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit nga periudha parazgjedhore, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve, si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

PK inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Këta janë numrat e policisë ku mund të raportoni:

192 ose 038 550 999, apo në adresën elektronike [email protected], por edhe në stacionet më të afërta policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat