Diplomati amerikan që është kundër ndryshimit të kufijve e quan lajm të mirë emërimin e Grenellit

Aktuale

Diplomati amerikan që është kundër ndryshimit të kufijve e quan lajm të mirë emërimin e Grenellit

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 21:39
Richard Grenell dhe Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë emëruar Richard Grenellin si të dërguar special në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. A është ky një lajm i mirë, sipas profesorit amerikan Edward Joseph, njohës i cështjeve në Ballkan.

Profesori amerikan, që ishtë i zëshëm kundër idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës, e sheh si pozitiv emërimin e Grenellit si emisar i SHBA’së në negociata.

Grenell është ambasador i SHBA’së në Gjermani, e Joseph e vlerëson si njëri me ndikim për shkak të veprimtarisë së tij në shtetin gjerman.

“Pra, ai nuk është thjesht një ambasador, por një njeri me lidhje me qeverinë gjermane, dhe besoj se është një gjë tjetër pozitive. Sepse Ambasadori Grenell është i vetëdijshëm për shqetësimet e Gjermanisë për ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territorit – të cilin shumica , përfshirë unë dhe liderët rajonalë, i shohin të rrezikshëm dhe destabilizues”, ka thënë profesori amerikan për Zërin e Amerikës.

Ndërkaq ai shton se është shumë herët për të thënë nëse emërimi i Richard Grenell do të nënkuptonte një përpjekje të SHBA’së, për të “zbutur” pozicionin e Gjermanisë që është kundër ndryshimit të kufijve në Ballan.

Ndryshe nga Gjermania që ka qenë e zëshme kundër idesë së presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë për ndryshim të kufijve, Shtetet e Bashkuara, nuk kanë pasur asnjëherë qëndrim të prerë kundër kësaj cështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat