Dy kandidatë për kryeministër nga i njëjti qytet, mitrovicasit i kanë disa fjalë për ta

Aktuale

Dy kandidatë për kryeministër nga i njëjti qytet, mitrovicasit i kanë disa fjalë për ta

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 21:46
Vjosa Osmani dhe Kadri Veseli

Të dy janë rritur në këtë lagje. Edhe shtëpitë i kanë fare pranë, në lagjen Bair të Mitrovicës.

Por Kadri Veseli dhe Vjosa Osmani ndryshojnë shumë nga orientimi politik.

Njëri në PDK e tjetra në LDK, synojnë postin e kryeministrit.

Në rrugicat në lagjen Bair janë vendosur posterë të PDK-së, por mungojnë ata të Vjosa Osmanit, raporton T7.

Familja e Veselit nuk ka pranuar të flasë para kamerës me arsyetimin  se është dita e fundit e fushatës.

Por shoku i tij i fëmijërisë, Rexhep Mulliqi, nuk hezitoi t’i thotë disa fjalë të mira për Veselin.

E fjalë të mira për kandidatin e PDK-së ka edhe në pjesë tjera të Mitrovicës.

Derisa mbështetja nuk mungon as për pretendenten e LDK-së për shefe të qeverisë, Vjosa Osmanin.

Për dallim nga rruga e Veselit, para hyrjes së banesës së Osmanit nuk vërehet ndonjë poster i saj. Megjithatë mbështetja për Vjosën nuk mungon këtu.

Përkrahja Osmanit nuk i mungon as në fshatin Zhabar, vend prej të cilit vjen ajo. Miku familjar i familjes Osmani, Feriz Ferizi, ka fjalë të mira për të.

Në Mitrovicë ajo ka edhe shtëpinë e gjyshit, ku kaloi shumë pushime verore gjatë fëmijërisë.

E besimi për fitore të Vjosës nuk ndalon këtu.

Zgjedhjet nacionale të Republikës së Kosovës do të mbahen këtë të diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat