Haradinaj: Trump është jashtëzakonisht i mirë, kemi vetëm një problem

Aktuale

Haradinaj: Trump është jashtëzakonisht i mirë, kemi vetëm një problem

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 22:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Presidenti amerikan, Donald Trump, është jashtëzakonisht i mirë.

Kështu ka thënë ai në emisionin Zona Zgjedhore, duke theksuar se ka vetëm një problem dhe ai është Serbia.

“Për mua presidenti Donald Trump është jashtëzakonisht i mirë për dy arsye. Ne  shqiptarët kemi respekt për Bill Clinton, për George W Bushin, por më pëlqen koncepti i presidentit Donald Trump në dy tema: e ka rritur buxhetin për siguri dhe e ka forcuar shumë ekonominë”.

“Një Amerikë e fortë është çdoherë e mirë për Kosovën sepse ne i takojmë botës që i prinë ajo. Ne rreshtohemi pas saj, kur thotë Amerika se Irani janë terroristë – atë janë terrorist”.

“Ekziston vetëm një problem dhe fakti është që edhe ne kemi një Rusi apo Iran. Krejt lista juaj është OKAY, por unë vetëm edhe një po e shtoj”.

“Në këtë logjikë unë funksionoj dhe kështu ia kam shpjeguar edhe zotit Palmer. Unë nuk shoh se duhet të ndryshojmë diçka për shkak të emërimeve. Unë mendoj se e vetmja gjë që i mungon sot Kosovës është konsensusi i brendshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat