Çka ndodh sot?

Aktuale

Çka ndodh sot?

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 07:09
Ilustrim

10:00

Organizohet “Dita e Gështenjës” në Deçan, ku do të mbahet orë letrare me moton “Madhështia e Gështenjës Deçanase” dhe aktivitete të tjera. (Fshati turistik Belle, Deçan)

10:00

“Handikos” organizon turnirin e basketbollit në karrocë. (Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta”, Gjilan)

10:00

Federata e Pingpongut e Kosovës organizon TOP turneun me kadetët më të mirë të Kosovës për vitin 2019. (Pallati i Rinisë dhe Salla e Sporteve në Prishtinë)

12:00

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban konferencë, ku prezanton gjetjet e punimit “Njohja e Kosovës përballë fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve”. (Zyrat e PIPS-it, rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë)

14:00

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” mban konferencë për medie lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për monitorimin e ditës së zgjedhjeve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat