Pesë të vdekur në aksidente, ky është apeli i Policisë

Aktuale

Pesë të vdekur në aksidente, ky është apeli i Policisë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:22
Policia me apel për kujdes në komunikacion

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar, pasi që nga mbrëmë deri sot në mesditë, në tri aksidente të ndara trafiku, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.

Sipas policisë, mbrëmë në fshatin Budrigë, rruga Gjilan-Ferizaj, në ora 22:40, në një aksident ku janë përfshirë dy vetura, kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar.

Kurse, sot në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë, fshati Peqan të Suharekës, ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete, një furgon udhëtaresh dhe një kamion, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar. 

Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, ku janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat